Ndryshime në kodin rrugor/ Ndëshkim edhe për monopatinat që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor

0

Monopatinat, që kanë nisur të përdoren gjerësisht nga qytetarët si mjet transporti, do të jenë object i ndëshkimeve, në rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Qeveria ka depoziatuar në Kuvend disa ndryshime në Kodin Rrugor, ku parashikohen rregulla edhe për këto mjete transporti.

Sipas dispozitës së re, mjete me pedale tashmë nuk do të konsdierohen vetëm mjete me dy ose me më shumë rrota që vihen në lëvizje vetëm në saje të veprimit të muskujve, nëpërmjet pedaleve ose sistemeve të ngjashme dhe që drejtohen nga njerëzit e hipur në to, por edhe mjetet me pedale të pajisura me motor elektrik, me fuqi deri në 0,25 kë, ku furnizimi me energji i të cilave zvogëlohet në mënyrë progresive dhe përfundimisht ndërpritet kur arrihet shpejtësia 25 km/h ose kur ndalohet pedalim. Po ashtu, sipas Kodit të ri Rrugor, mjetet me pedale nuk mund të tejkalojnë 1.30 m gjerësi, 3 m gjatësi dhe 2.20 m lartës.

Ndërkaq, sikurse është bërë me dije më herët, tashmë do të reflektohen në ligj edhe detyrimet e reja në drejtim të kontrollit teknik të automjeteve. Sipas projektligjit, përr mjetet e reja me motor, kontrolli teknik do të kryhet brenda tre vjetëve nga data e regjistrimit të parë. Ndërkohë që, pas kësaj periudhe ky kontroll kryhet për çdo dy vjet. Po ashtu, mjetet që përdoren si taksi, ambulance, mjetet e desitinuara për transport pasagjerësh me më shumë se 8 ndenjëse apo mjetet për transport mallrash do të vijojnë ta kryejnë kontrollin teknik brenda një viti nga data e regjistrimit të parë dhe më pas çdo vit.

Artikulli i mëparshëmTregu i fluturimeve nuk rimëkëmbet; Eurostat: Në Shqipëri është i përgjysmuar
Artikulli i radhësKush nuk rinovon siguracionin brenda 30 ditëve, do të gjobitet automatikisht