Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi është përplasur paraditen e së enjtes fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca.
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur shoqërimin e tre personave, të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë konfliktit.
Konflikti ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe të dyja palët i janë drejtuar Prokurorisë së Elbasanit me denoncime të ndërsjella. Incidenti ka ndodhur sot në një lokal në Labinot.