Prova e motorëve të një rakete transportuese të ndërtuar nga Boeing për misionet “Artemis”, të cilat synojnë rikthimin e astronautëve amerikanë në hënë nga viti 2024, u kurorëzua me sukses. Të katër motorët RS-25 u vunë në punë për tetë minuta gjatë provës, duke mbushur zonën përreth dhe qiellin me re tymi të bardhë.
Pas përfundimit të provës,punonjësit e Agjencisë Hapësinore të SHBA po duartrokisnin në një video që u transmetua drejtpërdrejt, ndërsa disa kompani të hapësirës ajrore uruan publikisht NASA-n për suksesin e radhës. Prova e mëparshme u zhvillua në janar dhe përfundoi, një minute pas motori u vu në funksion, një kohë shumë e shkurtër krahasuar me katër minutat e kërkuara për të mbledhur të dhëna të mjaftueshme nga inxhinierët në hapësirë, raporton abcnews.al.
NASA ka planifikuar të dërgojë një anije kozmike pa pilot në orbitë rreth hënës në nëntor dhe rikthimin e astronautëve amerikanë në hënë deri në 2024.
Sidoqoftë, programi SLS duhej të ishte realizuar 3 vite më përpara dhe buxheti i tij ka tejkaluar vlerësimet fillestare duke kapur shifrën në 3 miliardë dollarë. Presidenti Joe Biden ka zgjedhur ish-senatorin demokrat dhe astronautin Bill Nelson për të qenë në krye të NASA-s.
Kjo është një fitore e madhe për Boeing, pas pengesave të shumta. Boeing ka humbur konkursin e kapsulës së anijes Starliner për transportin e astronautit të parë nga territori i SHBA-së në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në gati një dekadë.
Konkursi u fitua nga SpaceX i Elon Musk.
Blue Origin e Jeff Bezos gjithashtu mori pjesë në garë, duke dashur të realizojë misionin e parë hapësinor.