Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Gruaja mban të vdekur në banesë burrin e saj/ Policia tronditet nga ajo që zbulon

0

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Një grua ka mbajtur për disa ditë në banesë burrin e saj të vdekur. Valentina Prenga e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk kishte njoftuar për vdekjen e të shoqit Llazar Prenga 74-vjeç.

Kanë qenë banorët e lagjes të cilëve i ka rënë në sy mungesa e tij, pasi nuk e kanë parë për disa ditë me radhë jashtë banesës. Ata kanë njoftuar policinë e cila ka thyer derën dhe ka gjetur të pajetë bashkëshortin e Valentina Prengës, i cili dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë tashmë policia e Vlorës po heton për të mësuar rrethanat e plota të ngjarjes. Uniformat blu bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se 74-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. “Më datë 19.03.2021, rreth orës 11:15, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi Ll. P.,  74 vjeç. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Artikulli i mëparshëmBorrell: Brukseli duhet të rinovojë marrëveshjen e saj të emigracionit me Ankaranë
Artikulli i radhësTronditet Tirana/ Hidhet nga lartësia një 30-vjeçar dhe gjen vdekjen e menjëhershme. Policia zbardh detajet e rënda