Tragjike në Greqi! Mjeku me COVID hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë

0
Tragjike në Greqi! Mjeku me COVID hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi.

Një mjek i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit.

Mediat greke shkruajnë se mjeku 41-vjeçar po kurohej për COVID në spitalin Thriasio.

Sipas informacioneve, 41-vjeçari u trajtua në katin e tretë të spitalit në klinikën kirurgjikale, e cila për shkak të pandemisë është shndërruar në pavijon COVID për të infektuarit me virus.

Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, ndërsa sot u gjet i vdekur pas aktit.

Artikulli i mëparshëmZbardhet ngjarja në Shkodër, pas sherrit autori u bëri pritë, arrestohen edhe dy vëllezërit
Artikulli i radhësNgjarje e rëndë/ Hidhet nga ura një 60-vjeçar në Përmet, policia nxjerr detajet e para