Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi ka lajmëruar ndarjen nga jeta të babait të saj.
Zemërthyer dhe e trishtuar ajo e ka dhënë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk e priste që mëngjesi t’i gjente pa të.
Luarasi shkruan se do t’i mungojë buzëqeshja, e qeshura dhe prania e tij. Ajo ka bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 14:00.
Postimi i plotë:
Asnjë nga ne të dashurit e tu, sot nuk e besonte se sot Zoti do të thërristë pranë vetes e ne mëngjesi do të na gjente pa ty. I dashuri e mentori ynë, na ke thyer zemrën e një pjesë e shpirtit tonë sot udhëton me ty. Aty ku ka dhimbje të madhe, ka dashuri të madhe e ne do na mungojë buzëqeshja jote, të qeshurat e tua, e mbi të gjitha prania jote.
Sot ëngjëjt të thirrën lart se kuptuan atë që ti po kaloje e që na kishe porositur se nuk do doje të vuaje. Luftojmë të gjithë sot me dhimbjen tonë, se të gjithë të donim këtu e të rrije pak më shumë me ne. Nëse do mundeshim të kthenim kohën pas e të dëgjonim edhe njëherë zërin tënd, do të të thonim se ti ishe babai më i mirë nga të gjithë e askush nuk mund ta zërë vendin tënd.
Duke respektuar rregullat familjarë të afërt ju njoftojmë se përcjellja e babit bëhet sot në orën 14:00 nga Funeral Alba 2000 për në varrezat e Sharrës.