Reja e pluhurit, më e madhe se 800 km e gjatë deri më tani ka prekur Greqinë, ndërsa në ditët në vijim pritet të mbërrijë edhe në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin perëndimor.
“Pas episodit të shkurtit të kaluar, një re e re dhe mbresëlënëse e Sahariane po kalon Mesdheun nga shkretëtira e Saharasë drejt Greqisë dhe Ballkanit jugor”, shkruan në Twitter Drejtoria e Përgjithshme për Industrisë Mbrojtjen dhe Hapësirën.
Shqipëria prej disa ditësh është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm dhe me dëborë të dendur kryesisht në verilindje dhe në juglindje të vendit.
Ndërkohë që nga e enjtja raportohet se temperaturat në vendin tonë do të rriten gradualisht.