Aktivistja feministe vritet nga i dashuri pas postimit ‘Gratë vdesin lehtë në Turqi’

0

Një vajzë adoleshente, aktiviste e të drejtave të grave, është vrarë me thikë nga i dashuri i saj në Turqi, pasi kishte postuar në rrjetet sociale komentin “Gratë vdesin shumë lehtë”.

17 vjeçarja Gizem Canbulut, kritike e zëshme e trajtimit të grave, shkruante shpesh për dhunën me të cilën ato përballen.

Adoleshentja besohet se është qëlluar për vdekje me thikë nga i dashuri  i saj, 19 vjeçari  Eren Yildiz, i cili dyshohet se e ka goditur në qafë në një park javës që shkoi.

Gizem ishte kapur nga kamerat për herë të fundit në zonën Bucak në perëndim të qytetit të Burdur më 17 mars.

Në imazhe ajo shihet me të atin dhe një shoqe, që bëjnë foto për kartën e identitetit.

Pak më vonë ajo është takuar me të dashurin e saj në një park, ku besohet se është qëlluar për vdekje me thikë.

Mediat vendase thonin se Yildiz kishte shkuar në shtëpi pas incidentit dhe telefonoi policinë për të treguar krimin. Pak më vonë ai ishte arrestuar.

Trupi i adoleshentes u gjet i pajetë në park nga policia, pasi i dyshuari i kishte treguar vendndodhjen.

Në një postim të korrikut 2020, pas vrasjes së gruas turke Pinar Gultekin në qytetin e Mugla, Gizem kishte publikuar mesazhin: “Të jetosh në Turqi është e vështirë për një femër, femrat këtu vdesin shumë lehtësisht.”

Vajza u varros në fshatin Susuz nga miqtë e familjarët. Autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Artikulli i mëparshëmGruaja që u dënua me 30 vite për ‘vrasjen e 4 foshnjave të saj’: Gjenetika mund t’i japë lirinë!
Artikulli i radhësKëto janë pamjet nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit në ditën e 68