10-vjeçari rrëshqet në oborrin e shkollës, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës

0

Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur këtë të martë në Bulqizë. F. Baloshi nga Fushë Bulqiza, ka qenë duke luajtur me shokët kur është rrëzuar.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me helikopter. 10-vjeçari është nisur në gjendje kome me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i plotë i policisë

Bulqizë, po luante tek shkolla, rrëshqet në akull, niset me helikopter për Tiranë

Një fëmijë 10 vjeçar nga Fushë-Bulqiza u dërgua me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshqitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Artikulli i mëparshëmPresidentja e Komisionit Europian merr vendimin e papritur/ BE refuzon furnizimet me vaksina për vendet më të varfra
Artikulli i radhësPrej ditësh në spital/ Aktori i njohur tregon vuajtjet e mëdha nga Covid-19: Humba 10 kiliogramë, mezi…