Ambasadori i Spanjës bën deklaratën e fortë/ Krimi shqiptar qarkullon mbi 1 miliard euro në vit!

0

Një deklaratë e forte erdhi ditën e sotme nga ambasadori i Spanjës në Tiranë, Marcos Alonso, i cili theksoi se organizatat kriminale të përbera nga shqiptarët e që funskionojnë në BE, qarkullojnë rreth 1 miliard euro, të fituara nga aktivitetet e paligjshme.

Gjatë prezantimit të projektit të financuar nga BE për luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori spanjoll theksoi mbështetjen ndaj institucioneve që të luftojnë krimin e organizuar.

“Paratë që organizatat kriminale, të cilat kanë lidhje me Shqipërinë dhe që i dërgojnë në vendet e BE janë të shumta, janë mbi 1 miliard euro. Duhet të mbështesim të gjitha institucionet që të luftojnë krimin e organizuar.”

Diplomati i lartë tërhoqi vëmendjen edhe per zgjedhjet e 25 prillit .

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të ardhmen tuaj në Bashkimin Evropian. Këto zgjedhje duhet të tregojnë pjekurinë e arritur të demokracisë shqiptare.”

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se buxheti që BE ka parashikuar për këtë projekt është rreth 5.5 milionë euro.

“Thuajse gjysma e këtij fondi do të shkojë për vetëm për pajisjet e reja, mbi 2.4 mln euro. Ky investim për modernizimin e infrastrukturës përmbush aspiratën tonë kyçe për ta sofistikuar dhe rritur cilësisht punën e organeve ligjzbatuese, sikurse të jemi një vend i BE-së.”

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili u shpreh i gatshëm për të ndihmuar institucionet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar./ vizionplus/

Artikulli i mëparshëmPërleshje me armë në një lokal në Elbasan/ RENEA shoqëron dy persona. Ja çfarë ju kap…
Artikulli i radhësGjiganti bankar britanik rrit projeksionet e naftës/ Bursa për datën 23 Mars 2021