Barclays, rriti projeksionet për çmimin e naftës këtë vit me 4 dollarë për fuçi, duke përmendur kujdesin tek prodhuesit kryesor në rritjen e ofertës, ndërkohë që kërkesa po rimëkëmbet gradualisht nga pandemia.
Banka e projekton çmimin e naftës Brent të Londrës në 66 dollarë për fuçi dhe të naftës Bruto amerikane në 62 dollarë për fuçi në vitin 2021, dhe në 71 dollarë dhe 68 respektivisht në vitin e ardhshëm.
Kujdesi i OPEC dhe vendeve aleate, vjen prej pasigurive mbi rimëkëmbjen e kërkesës, pavarësisht përshpejtimit të procesit të vaksinimit- deklaroi Barclays.
Banka uli pritshmëritë të rritjes së ofertës nga OPEC për shkak të qasjes së kujdesshme nga grupi dhe pret një përmbysje të pjesshme të shkurtimeve nga Arabia Saudite.
Banka pret gjithashtu një rritje të ofertës nga Irani prej 0.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2022, duke marrë parasysh zbutjen e tensioneve me SHBA dhe heqjen e një pjese të sanksioneve.
Bursa për datën 23 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 588.25 | – 15.00 |
DIESEL | 489.50 | – 17.75 |
©aktualitet.al