Tronditet Bundesliga: Rezultojnë pozitivë me koronavirus 36 lojtarë nga 10 klube

0

Në prag të një rinisje gjithnjë e më të mundshme, lojtarët e stafet teknike të 36 klubeve të Bundesligës 1 e 2 i janë nënshtruar të enjten e kaluar testeve të para për koronavirus, të detyrueshme për të rifilliuar stërvitjet në grup. Si ka bërë të ditur Liga e futbollit gjermane, 10 raste infeksioni janë evidentuar e sinjalizuar tek autoritetet sanitare. Për të gjitha ata ka nisur karantina. Gjatë javës është parashikuar një tjetër valë tamponesh.

Testet e përafruara janë parashikuar për të parandaluar, sa të jetë e mundur, që personat e infektuar të stërviten me grupin tjetër të lojtarëve, duke i sëmurë edhe ata. Objektivi i përgjithshëm është të garantohet kujdesi maksimal në bazë të masave të detajuara të distancimit, higjenës e monitorimit të vazhdueshëm. Një nga qëllimet e raundit të dytë të testeve është të reduktojë mundësinë e “negativëve falsë” që nuk mund të përjashtohen kurrë plotësisht.

Protokolli i ashpër parashikon edhe teste vullnetarë për familjet e futbollistëve. Kur të kthehen stërvitjet në grup, që kërkon autorizimin e autoriteteve lokale, dy teste në javë do të programohen me intervale të rregullt. Liga e Futbollit shpjegon se testet e kryera në ditët e kaluara kanë patur qëllim të japin siguri e të mbrojnë lojtarët sa më shumë të jetë e mundur gjatë stërvitjeve të skuadrës ose gjatë ndeshjeve.

Artikulli i mëparshëmI “penduari” Klevis Alla nis rrëfimin e serisë kriminale të Durrësit
Artikulli i radhësSerie A/ Lazio i dyfishon pagën Strakoshës për të rinovuar