E rëndë/ Covid i merr jetën 21 vjeçarit, student në vitin e tretë për mjekësi

0
E rëndë/ Covid i merr jetën 21 vjeçarit, student në vitin e tretë për mjekësi

Situata pandemike e COVID-19 në vendin tonë sa vjen dhe rëndohet, pasi ditën e sotme, virusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga Librazhdi, i quajtur Emiljano Tola.

I riu nga Librazhdi ishte student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Nga dëshmitë e shokëve, i riu ishe shtruar në gjendje të rëndë në një prej spitaleve COVID ku dhe ka ndërruar jetë.

Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë, ka njoftuar vdekjen e 21-vjeçarit, ku i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:

Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!

Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.

U prehsh ne paqe!

DEKANATI 

Artikulli i mëparshëm‘Brenda një dite fitoi 13 miliardë dollarë’: Pandemia që pasuroi më të pasurit
Artikulli i radhës‘Vetë-testim me detyrim’/ Greqia prezanton ‘armën’ e re kundër Covid