Pandemia duket se po hyn në një trajektore stabilizimi në Greqi, ndërsa vendi përgatitet që në datë 14 maj të hapë sezonin turistik.
Sot Athina ka futur në fuqi “armën” e re në luftën kundër pandemisë, vetë-testimin.
Testet do të jenë të disponueshme për qytetarët në farmaci, ndërsa bërja e tyre nga fillimi i prillit do të identifikojë asimptomatikët për të ndihmuar në rifillimin e aktiviteteve.
Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis në konferencën për shtyp mbi rrjedhën e pandemisë, shpjegoi se këto janë teste vetë-diagnostikuese që plotësojnë të gjitha specifikimet e testeve të shpejta duke marrë një monstër në hundë ose pështymë.
Çdo qytetar do të ketë të drejtën e një testi në javë. Testi do të jetë i detyrueshëm për studentët, mësuesit, personat që punojnë në turizëm, hotelierisë, transportit detar, prodhimtarisë, ndërmarrjeve të mëdha, shitjes me pakicë dhe gjykatave./ abcnews/