Mirela Cami jep informacionin që duhet ta dimë të gjithë për procesin e vaksinimit/ Ja si të veproni kur nuk e dini se kë keni mjek familje

0
Si të veprojnë të moshuarit që nuk e njohin mjekun e

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami gjatë një prononcimi për gazetarët ka folur sot në lidhje procesin e vaksinimeve në vend.

E pyetur në lidhje me pacientët të cilët nuk njohin mjekun e familjes, Cami tha se në ndihmë do t’u vijë në ndihmë numri 08004040, dhe ai do tu tregojë mjekun.

‘Në qendrat shëndetësore po vaksinohen grupmoshat plus 80. Të gjithë mjekët e familjes janë në komunikim me të moshuarit dhe të moshuarit kanë kontaktuar mjekun e familjes dhe nëse janë në këtë grupmoshë njoftohen në fasha orara, për të ardhur në sheshin Skënderbeu. Ka një orë të caktuar, mjekët e familjes i kanë njoftuar të gjithë pacientët për fashën orare. Vaksinimi do të vijojë deri në orën 17:00.  E njëjta gjë do të funksionojë edhe në rrethe. Kemi vaksinim masiv të përqendruar në Tiranë, Elbasan, Shkodër, në qytet më të vogla do të vijojë në qendrat shëndetësore.

Kemi thënë për numrin 08004040 ku çdo individ që nuk e njeh mjekun e familjes mund të informohet se kush është mjeku i tij i familjes. Nga nesër vijon edhe rezervimi me E-Albania. Këtu vaksinohen të gjithë ato që janë të regjistruar për vaksinim, ato që nuk e bëjnë dot vaksinën komunikohet për ti lënë datën dhe orën për të kryer vaksinë.’- tha Cami.

Artikulli i mëparshëmLajmi i bujshëm/ Eni Vasili e paska fshehur shumë mirë shtatzëninë, moderatorja në pritje të binjakeve (FOTO)
Artikulli i radhësKryemadhi bën deklaratën e fortë/ Rama ndien neveri për vendin e tij