Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Anderson ka dalë në një konferencë për mediat, në prag të ndeshjes me Kosovën. Tekinku suedez vlerësoi maksimalisht “Dardanët”, duke i cilësuar si më të fortë sesa Gjeorgjia.
“Ne kishim një ndeshje të vështirë kundër Gjeorgjisë, mirëpo Kosovën e shoh skuadër më të fortë dhe pres të jetë akoma më e vështirë. Kosova ka lojtarë të shpejtë dhe teknik, të cilët din të shkaktojnë probleme. Ne shkojmë në cdo ndeshje për të fituar dhe këtë do ta kërkojmë edhe në ndeshjen e së dielës”.
Andersson u pyet edhe për Arber Zenelin dhe përgjigjja ishte mjaft interesante.
“Qe nga viti 2016, Arbri ka vendosur të luaj për Kosovën unë nuk kam menduar më për të. E respektoj zgjedhjen që ka bërë, e vlerësoj shumë sepse është një lojtar shumë i mirë, por tashmë kjo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe mendoj vetëm për lojtarët që kam në skuadër”.
Bashkë me Andresson në konferencë ishte edhe Sebastian Larsson, i cili foli shkurt duke thënë se do të kërkojnë pikët maksimale në Prishtinë.