Pasi ka marrë pjesë në homazhet në ndër të ish-kryeministrit Bashkim Fino, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është ndalur në një prononcim për mediat. Balla tha se sot Partia Socialiste humbi një mik e kontribuues të veçantë.
“Fjalët për Bashkimin sot janë të pakta, ajo që do na mungojë gjithmonë është një këshillë e një miku të veçantë, por sigurisht që betejat fitohen, ka dhe beteja që nuk fitohen. Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me COVID-in nuk mundi ta çonte deri në fund. Detyra jonë është ta çojmë deri në fund betejën kundër COVID.”, tha Balla.
Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.