Policia e Tiranës dha detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Naim Frashëri” ku ka pasur të shtëna armësh.
Policia thotë se në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.