Serbia duhet të shkatërronte 25 mijë vaksina, por zgjodhi ti shpërndante falas për Ballkanin

0

Rreth 8,500 njerëz biznesi nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor morën dozën e tyre të parë të vaksinës kundër COVID-19 në Serbi gjatë fundjavës.

Nisma u organizua nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë, kreu i së cilës, Marko Cadez, tha për RTS Serbia se veprimi do të përsëritet.

Zyra eGovernment nuk iu përgjigj pyetjeve nga BIRN rreth numrit të saktë të njerëzve të tjerë nga rajoni morën dozën e parë të vaksinës në Serbi të shtunën dhe të dielën.

Por radhë të gjata njerëzish mund të shiheshin përpara qendrave kryesore të vaksinimit në Beograd, Panairin e Beogradit dhe Qendrën Belexpo, si dhe në pikat kufitare me Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Të tjerë erdhën në Serbi nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha për TV Happy të hënën se Serbia do të duhet të shkatërronte 20,000 deri në 25,000 vaksina AstraZeneca sepse skadojnë në fillim të prillit dhe se Serbia nuk dëshironte ta bënte këtë, por në vend të kësaj donte të ndihmonte rajonin duke ftuar qytetarë të vendeve të tjera t’i merrnin ato.

Kreu i Zyrës së eGoverment i tha RTS të dielën se 22,000 shtetas të huaj janë vaksinuar në Serbi deri më tani dhe se të gjithë kishin marrë vaksinën AstraZeneca.

Por disa njerëz në Serbi e kanë kritikuar ofertën për vaksina falas për të huajt.

Një shoqatë punonjësish mjekësorë, “Të Bashkuar kundër Covid”, tha se përparësia e Serbisë duhet të ishte “të organizonte një fushatë për vaksinimin e popullatës së vet… dhe shtypjen sistematike të shfaqjeve të paqena kundër vaksinimit në mediat e kontrolluara nga qeveria”.

“A është normale që shtetasit e huaj të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë vendin për t’u vaksinuar kur gjendemi në mes të një pandemie? A është normale që nuk ka ndarje gjatë vaksinimit, gjë që rrit mundësinë e përhapjes së infeksionit? Pse vaksinat nuk po dhurohen në vendet e huaja, gjë që do të ulte rrezikun e infektimit në territorin e vendit tonë?” pyeti shoqata në një njoftim për shtyp.

Që nga mesi i janarit, qytetarët e Bosnjës, Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë nuk është e nevojshme të kenë test negativ PCR për të hyrë në Serbi.

Aplikimi online për vaksinat në Serbi filluan më 11 janar dhe me telefon më 14 janar. Që nga fillimi i aplikimeve në internet, janë ofruar doza vaksinash për banorë serbë, banorëve të huaj që jetojnë në Serbi, por edhe njerëzve që nuk jetojnë në vend. Kushti i vetëm është të kenë një numër celular në në Serbi, në mënyrë që të marrin një SMS me datën, orën dhe vendin e planifikuar për vaksinim. /Birn

Artikulli i mëparshëmTë shtënat me armë në Tiranë, policia jep detaje
Artikulli i radhësDeklarata bombë” e mjekut në Londër: Kjo është pikëpyetja e madhe për vaksinën kineze!