Cisternat dhe anijet e kontejnerëve, duke përfshirë një transportues LNG dhe një cisternë nafte Shell, po ndryshojnë kursin pasi Kanali Suezit mbetet i mbyllur nga anija e bllokuar Ever Given.
CNBV raportoi të Shtunën, duke cituar të dhëna nga MarineTraffic dhe ClipperData, se të paktën dhjetë anije transporti dhe kontejnerë ishin devijuar nga Kanali i bllokuar. Sipas MarineTraffic, mbi 200 anije janë të mbërthyera në pritje të rihapjes së Kanalit të Suezit.
Incidenti që shumë po e quajnë tashmë Kriza e Suezit rriti çmimet e naftës në nivelin më të lartë gjatë javës së kaluar pasi u bë e qartë se zhvendosja e Ever Given – një nga anijet e kontejnerëve më të mëdhenj në qarkullim – mund të zgjasë me javë. Rreth 3.6 milion fuçi naftë të papërpunuar dhe produkte të naftës kalojnë përmes Suezit çdo ditë.
Bursa për datën 29 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 611.25 | + 2.75 |
DIESEL | 495.75 | – 6.50 |
BRENT | 63.27 | – 0.54 |
©aktualitet.al