Një alarm është dhënë nga autoritetet shëndetësore pas informacionit se një grua 64-vjeçare, në Ilion, e cila pas pasi u vaksinua ka ndërruar jetë.
Mediat greke shkruajnë se gruaja humbi jetën menjëherë, pasi doli nga qendra e vaksinimit, ku kishte qëndruar për pak kohë në pritje të radhës, siç kërkohej nga administruesit e vaksinës AstraZeneca, e cila aktualisht merret nga grupmosha 60-64 vjeç.
Tashmë pritet dalja e rezultateve të autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së saj, e cila deri më tani është regjistruar si “e papritur” për të përcaktuar nëse ka lidhje me vaksinën apo jo.