Ja si e ndihmonte gjyshja që ai të abuzonte seksualisht me ne!/ Aktorja e njohur trondit me rrëfimin: “Kur vdiq kontrollova arkivolin që të sigurohesha”

0

Një rrëfim tronditës ka ardhur nga aktorja Sharon Stone në librin e saj ‘Bukuria e të jetuarit dy herë’. Ajo ka zbuluar momente mjaft të vështira të jetës së saj.

Ky libër është i mbushur plot me kuptime të aktores ku një prej historive është abuzimi seksual nga gjyshi i saj kur ajo ishte fëmijë.

Stone tregon se si ajo dhe e motra u morën në dhomë nga gjyshi i tyre kur ishin ende fëmijë dhe më pas ka qenë gjyshja ajo e cila mbylli derën duke u bërë bashkëpuntorja e bashkëshortit të saj në këtë krim makabër.

Kur gjyshi i saj vdiq aktorja ishte 14 vjeç dhe shkruan që u fut në akrovolin për tu siguruar që ai kishte vdekur.

‘Unë e  trazova për të parë nëse ai lëvizte dhe isha shumë e lumtur që ai më në fund kishte vdekur. Unë e shikova Kellyn dhe ajo e kuptoi,  ajo ishte 11 vjeç dhe kuptoi se gjithçka mbaroi’- shkruan në libër Sharon Stone.

Në të njëjtin vit kur gjyshi humbi jetën, Stone tregon se ajo pësoi një aksident të rëndë i cili i la një shenjë të madhe në qafë, me ndihmën e operacioneve plastike tani nuk i duket.

Artikulli i mëparshëm“Priti në radhë, për të marrë dozën e ‘AstraZenecas’ dhe…”, gruaja humb jetën, menjëherë pas vaksinimit
Artikulli i radhësU infektua me Covid-19/ Këngëtarja e njohur shqiptare tregon sa shumë po vuan dhe tregon vendimin që ka marrë: Po iki të bëj analiza