Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se në Elbasan janë dy grupe kryesore kriminale, ndërsa janë dhe një sërë grupesh të tjera të vogla që veprojnë sapo njëri prej tyre mund të pësojë goditje.
Më tej, Lala u shpreh se anëtarët e tyre janë të vendosura në Dubai.
“Janë dy grupe kriminale rivale, por ka dhe grupe të tjera. Ndonjëri nga këto grupe është vendosur në Dubai. Mikael Qosja, i cili është i akuzuar për ekzekutimin e trefishtë sipas policisë ndodhet në Dubai dhe mbrohet nga një grup kriminal. Këtë e thotë policia nuk e them unë. Nuk janë grupe si në qytetet e tjera. Kanë dominuar qytetin në tendera, konçensione, etj. Kishin arritur të shtrinin tentakulat e tyre në të gjitha institucionet”, u shpreh Lala.
Në një intervistë për Opinion, ajo deklaroi se këto grupe kanë ndikim edhe mbi policinë, prokurorinë dhe gjykatën.
“Ndër vite të dyja grupet kanë ushtruar ndikimin mbi prokuorinë, policinë, gjykatën. Ardian Çpaja ëhtë bërë baba me mbesën e një zyrtari të lartë të policisë. Pa dyshim ka patur ndikimin dhe interferencat e tij në sistemin policor dhe sistemin e dretjësisë”, tha gazetarja.