KE i UEFA-s heq kufizimet për praninë e tifozëve në stadiume/ Tani priten vendimet e qeverive

0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të heqë kufizimin e pjesëmarrjes së tifozëve deri në 30 për qind të kapacitetit të stadiumeve, vendosur më 1 tetor 2020.

Heqja e kufizimit është e vlefshme për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, për klubet dhe kombëtaret.

Megjithatë, për të pasur stadiume të mbushura me tifozë, duhet edhe miratimi i qeverive dhe autoriteteve lokale në vendet ku zhvillohen ndeshjet.

Deri tani, Anglia dhe Rusia i kanë komunikuar UEFA-s se janë në gjendje të lejojnë turma të mëdha në stadiume. Synimi kryesor është që tifozët të jenë të pranishëm në fazën finale të Euro 2020 në qershor, po në ndeshjet që do të luhen në stadiumet e Evropës Perëndimore nuk pritet të ketë më tepër se 20-25 për qind të kapacitetit. Qyteti i Shën Pjetërburgut në Rusi mund të përdorë deri në 50% të kapacitetit dhe shpreson të fitojë të drejtën e organizimit të  ndeshjeve të rëndësishme të evropianit.

Artikulli i mëparshëmPfizer njofton efikasitet 100% të vaksinës për fëmijët 12-15 vjeç
Artikulli i radhësVaksina ruse “Sputnik V” rrëzon kryeministrin sllovak