Komiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat në vend/ Ja çfarë pritet të ndodhë me maturantët

0
Komiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat për parandalimin e

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë është mbledhur sot për të vendosur për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

A2 mëson se komiteti ka vendosur që të mos ndryshojnë masat ekzistuese, por vetëm me një përjashtim.

Është lënë në fuqi ora policore, 20:00, dhe mbyllja e gjimnazeve në bashkitë kryesore të vendit. Përjashtim nga kjo bëjnë maturantët, të cilët do të lejohet të kthehen në shkolla, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor.

Ekspertët po diskutojnë mbi metodën e kthimit të tyre, masat që do të merren për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit dhe ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

Shqipëria ka zyrtarisht 124 723 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilave 90 617 janë të shëruar, ndërsa 31 879 aktivë. Numri i viktimave që nga nisja e pandemisë është zyrtarisht 2227.

Artikulli i mëparshëmNdërroi jetë nga koronavirusi/ Shkolla në Tiranë pritet të marrë emrin e Bashkim Finos
Artikulli i radhësEfektet e pandemisë në ekonomi/ Shqipëria përfiton 90 milionë euro nga Komisioni Europian