Sipas asaj që bën të ditur gazeta katalanase Sport, Manchester City ka vendosur të mos i paraqesë asnjë ofertë Lionel Messit për ta bindur atë që të transferohet nën urdhërat e ish-mësuesit të tij Pep Guardiola. Klubi anglez do të donte ta zëvendësonte Aguero, duke zgjedhur nga një listë e vogël e sulmuesve të nivelit të lartë si Kane, Haaland dhe Lukaku. Situata e verës së kaluar, kur City u përpoq të merrte yllin argjentinas, i cili u detyrua të qëndrojë për të shmangur mosmarrëveshjen me Barcelonën, kanë ndryshuar për shkak të gatishmërisë së drejtuesve të klubit anglez për të kërkuar për një lloj tjetër lojtari.
Zgjedhja e City, përsëri sipas Sport, lidhet gjithashtu me faktin se burime të afërta me drejtuesit Blaugrana kanë zbuluar të dhëna për një të ardhme më të mundshme të Messit në Barça, duke e bërë kështu të padobishme fillimin e negociatave me një lojtar të destinuar të mos lëvizë nga klubi aktual vendas. Leo i ka shprehur kushtet për rinovimin e tij. Para së gjithash, nis nga projekti: Messi kërkon garancinë e një skuadre të aftë të luftojë deri në fund për Ligën e Kampionëve, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në vitet e fundit. Laporta e ka siguruar kampionin argjentinas për këtë dhe tratativat për Haaland, i cili megjithatë ka një çmim veçanërisht të lartë, është prova e gatishmërisë së Barcelonës pavarësisht nga kufizimet ekonomike dhe konkurrencës së lartë, për të arritur tek sulmuesi norvegjez.
Për Messin, alternativa e vetme ndaj qëndrimit në Katalonjë, në këtë pikë, është Paris Saint Germain, i cili mbetet gjithmonë në dritare për të kuptuar se cilat mund të jenë vendimet e kampionit argjentinas. Ëndërra e një tridhëmbëshi me Leon, shokun e tij Neymar dhe Mbappé ka ngacmuar drejtuesit parisienë prej të paktën një viti.