Franca në alarm për valën e tretë, vendi mbyllet për 4 javë të tjera

    0

    Franca do të qëndrojë e mbyllur. Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se për shkak të një vale të tretë që ka vendosur në alarm vendin do të shtyhen edhe për 4 javë të tjera afati i masave shtrënguese. Në një deklaratë për shtyp, Macron tha se për 3 javë do të mbyllen edhe shkollat si dhe qendrat e kujdesit vetjak.

    “Ne u përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë për aq kohë sa të jetë e mundur – por fatkeqësisht tani ka mbërritur. Ne do të humbasim kontrollin nëse nuk veprojmë tani.”– ka thënë Macron. Franca si disa vende të tjera të Europës, pavarësisht se është në proces vaksinimi nuk ka mundur dot t’i shpëtojë masave të rrepta të Lock-Down. Masat nisin nga 3 prilli dhe përfshijnë si Parisin dhe gjithë vendin.

    Artikulli i mëparshëmEfektet anësore/ Gjermania ndalon Astra Zeneca nën moshën 60 vjeç
    Artikulli i radhësRama jep premtimin në Golem: Punonjësit e sektorit turistik do vaksinohen përpara qershorit