Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ky është një lajm i…

0

Në ambientet e pavijonit të kardiologjisë në Tiranë gjykatësja Pajtime Fetahu vendosi që Aridian Çapja të hetohet me masën e arrestit me burg. Ky sipas gazetarit Artan Hoxha është një lajm i mirë, pasi deri më sot ka qenë e pamundur të gjendej një gjyqtar që të vendoste këtë masë sigurie për Çapjan.

Hoxha u shpreh se kjo ishte një seancë që nuk e kishim parë ndonjëherë.

Duke u kthyer tek çështja e gjyqtarëve, Artan Hoxha bëri të ditur se janë shtatë gjyqtarë që janë tërhequr nga kjo çështje duke paraqitur raporte mjekësore.

“Ishte një seancë që s’e kishim parë. Por mesa duket, Çapja ka pasur gjithnjë këtë alibi, që ka probleme shëndetësore. Mund të merrte minimumi një arrest shtëpiak, por e pamë të gjithë skemën sot, si shkuan të gjithë të mbrojtur.

Masa duhet të ishte zhvilluar më parë, por ishte e pamundur që të gjeje një gjyqtar që ta jepte këtë masë. Çështja u zhvendos në Tiranë. Ky është skandal, 7 gjyqtarë, kanë refuzuar, duke paraqitur raport mjekësor, që të mos e kalonin këtë masë sigurie”, tha Hoxha për Abc News.

Artikulli i mëparshëmBill Gates synon të spërkasë pluhurin në atmosferë për të bllokuar diellin, çfarë mund të shkojë keq?
Artikulli i radhësVaksina kineze në Shqipëri / Mjeku Kita Sallabanda jep lajmin e mirë…