Telefonat amerikanë drejtuar sauditëve përpara bisedimeve të OPEC/ Bursa për datën 1 Prill 2021

0

Sekretari amerikan i energjisë zhvilloi një telefonatë me homologun e tij Arabinë Saudite në prag të takimit të OPEC + për të theksuar rëndësinë e “energjisë së përballueshme”, duke shtuar edhe një element tjetër pasigurie në vendimin që pritet të marrë grupi, sa I takon shkurtimit të prodhimit.

Karteli po shkon në bisedimet e së enjtes me disa opsione për diskutim në tryezë, duke përfshirë ruajtjen e shkurtimeve ekzistuese të prodhimit ose duke bërë një rritje modeste, thanë delegatët. Retorika nga zyrtarët e lartë të kartelit tregon një qasje të kujdesshme, duke u përqëndruar në brishtësinë e kërkesës për karburant dhe në rrezikun e një rritje të rasteve me Covid-19.

Mbetet të për tu parë nëse thirrja nga sekretari amerikan i energjisë Jennifer Granholm drejtuar homologut të saj saudit Princit Abdulaziz bin Salman do të çojë peshoren n peshoren në anën e atyre që kërkojnë rritjen e prodhimit, apo sauditët do ti qëndrojnë premtimeve për ta mbajtur prodhimin e ulët dhe në muajt në vazhdim.

Bursa për datën 1 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA610.50– 9.25
DIESEL491.00– 6.25


©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmVaksina kineze në Shqipëri / Mjeku Kita Sallabanda jep lajmin e mirë…
Artikulli i radhësTakimi i sotëm/ OPEC+ tregon besim në rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e kërkesës globale për naftë