Takimi i sotëm/ OPEC+ tregon besim në rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e kërkesës globale për naftë

0

OPEC + shprehu besimin në rritje në rimëkëmbjen ekonomike globale duke rënë dakord për të rritur prodhimin e naftës gradualisht në muajt e ardhshëm.

Para takimit të së enjtes, karteli pritej gjerësisht të mbante qëndrim të kujdesshëm duke mbajtur nivelet aktuale të furnizimit, ashtu si bëri muajin e kaluar. Megjithatë Arabia Saudite dhe aleatët e saj treguan se janë më të bindur tani që kërkesa për karburant është në rritje, pas krizës njëvjeçare si pasojë e koronavirusit.

Në një kohë që vendet si SHBA vazhdojnë me shpejtësi programet e tyre të vaksinimit, ka sinjale në rritje që tregu i naftës po e merr veten. Javën e kaluar, rafinuesit amerikanë rafinuan sasinë më të madhe të naftës krudo  që nga fillimi i pandemisë ndërsa përgatiteshin për një rritje të kërkesës nga konsumatorët.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj do të shtojnë më shumë se 2 milion fuçi në ditë në furnizimet botërore të naftës nga maji deri në korrik.

Koalicioni prej 23 vendesh do të rrisë prodhimin me 350,000 fuçi në ditë në maj, do të shtojë të njëjtin vëllim përsëri në qershor dhe do ta rrisë me 450,000 fuçi të tjera në ditë në korrik, u tha Princi Abdulaziz gazetarëve pas takimit. Për më tepër, Arabia Saudite do të ndalojë shkurtimet e saj vullnetare shtesë prej 1 milion fuçish në ditë, duke shtuar 250,000 fuçi në ditë në maj, 350,000 në qershor dhe 400,000 në korrik, tha ai.

Artikulli i mëparshëmTelefonat amerikanë drejtuar sauditëve përpara bisedimeve të OPEC/ Bursa për datën 1 Prill 2021
Artikulli i radhësPlas keq në emision, Rama i thotë analistit ti duhesh arrestuar!