Mes dy shteteve vazhdon të ketë tensione të larta. Në brigjet e Egjeut mes Turqisë dhe Greqisë janë parë pamje që të gjithë menduan për më të keqen.
Mediat raportojnë momentin, ku dy anije patrullimi nga njëra anë greke, e nga ana tjetër turke, kanë kryer manovra të rrezikshme, duke tentuar edhe të përplasen fizikisht.
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti ku anija turke i afrohet rojës bregdetare greke, duke kaluar vetëm pak metra larg tyre. Ndërkohë turqit pretendojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territorial.
Incidente janë regjistruar edhe gjatë pasdites së djeshme, ku një gomone me emigrant u rrethua nga anijet greke dhe turke, pasi secili prej tyre pretendonte se gomonia ishte në ujërat territoriale të tyre.