Kandidati i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj teksa ka publikuar pamjet nga shtabi i Partisë Socialiste në Shkozet, i ka bërë thirrje policisë të ndërhyjë pasi janë thyer rregullat anti-Covid.
Sipas Xhaferajt, pandemia nuk është problemi i vetëm në këtë mes, por në shtabet zgjedhore të socialistevë janë mbledhur elementë me precendetë të thëkesuar kriminale.
“Ora ka kaluar 21:00, por ndalim qarkullimi duket se nuk vlen per Rilindjen ne grahmat e fundit te saj.
Pandemia jo e jo, por as vendimet e marra nga Komiteti Teknik me urdher te kryeshakatorit te Shqiperise nuk e ndalojne Rilindjen te mbledhe ne shtabet e saj zgjedhore elemente me precedente te theksuar kriminale.
Keto pamje vijne nga shtabi i PS ne Shkozet, ku personazhe te njohur nga durrsaket per bemat e tyre jane mbledhur aty me qellime te erreta. Policia e Shtetit eshte njoftuar, presim reagimin e saj!”, shkruan Ferdinand Xhaferaj.