Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj jave në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Eder Shqalqi, 34 vjeç, po udhëtonte në një furgon së bashku me një italian, Erik Galuzzo, 28 vjeç. Por një përplasje me një kamion do t’u merrte jetën të dy të rinjve.
Ata jetonin në Talmassons dhe punonin për një kompani transportesh. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e të mërkurës (31 Mars) në një autostradë. Furgoni i tyre u përplas me një kamion. Impakti ishte aq i fortë saqë ua mori menjëherë jetën dy të rinjve.
Pavarësisht se në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe mjekët, nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar.
28-vjeçari italian ishte shumë i njohur në zonë pasi më parë kishte luajtur futboll. Lajmi për humbjen e dy të rinjve ka tronditur të gjithë komunitetin ku ata jetonin.