Arrestohet 73-vjeçari shqiptar që shpërndante kokaine/ Prej 2 vitesh ishte ne arrati

0

Një 73-vjeçar shqiptar me banim në Vajont, u arrestua nga policia italiane sepse duhej të shlyente një dënim me 2 vjet dhe 1 muaj burg për shpërndarje të kokainës.  

Urdhri për burgim doli nga Gjykata Mbikëqyrëse e Triestes.

73-vjeçari,  në nëntor të 2018-ës, ishte përfshirë në një hetim që kishte për qëllim luftimin e trafikut të drogës, hetim gjatë të cilit u kapën dy bashkatdhetarë të tij me rreth njëzet gram kokainë.

Në vazhdim të operacionit, në shtëpinë e tij u krye një kontroll dhe aty u gjetën 300 gramë kokainë e pastër dhe 100 gramë substancë prerëse për të.

Artikulli i mëparshëmAksidenti tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar (EMRI)
Artikulli i radhësRriten infektimet në Gjermani/ Situata del jashtë kontrollit