Gjatë ditës së sotme ka nisur vaksinimi i Policisë së Shtetit në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë kanë vizituar sot qendrën e vaksinimit në stadiumin Air Albania.
Në total priten të vaksinohen 11800 punonjës të uniformave blu si dhe 1300 punonjës së gardës.
Gjatë ditës së sotme janë planifikuar të vaksinohen rreth 600 efektivë në Tiranë.