Milani dhe Zlatan Ibrahimoviç gati të vazhdojnë së bashku edhe për një vit tjetër, dhe rinovimi i kontratës është një hap larg. Sipas asaj që raporton “MilanNews”, bomberi suedez ka biseduar me drejtuesit kuqezi për për një marrëveshje deri në një përfundim të një akordi.
Për zgjatjen e një viti të kontratës mungojnë vetëm detajet e fundit, për një bonus për objektivat individual, ndërkohë zyrtarizimi mund të vijë në orët në vazhdim. Milani ka përfituar nga javët e fundit për të përshkallëzuar bisedimet me agjentin e sulmuesit të Ibrës, Mino Raiola.
Shoqëria kuqezi dhe agjenti i lojtarit kanë rënë praktikisht dakord dhe nëse vjen dhe konfirmimi është një sinjal i qartë për vazhdimësinë e klubit kuqezi dhe një e mirë për sulmuesin suedez i cili edhe pse një 40-vjeçar ka treguar se është i papërmbajtshëm duke luajtur ende në këto nivele.
Milan dhe Ibra do të shkojnë së bashku të paktën edhe për një vit, me ëndrrën për të luajtur sezonin pasardhës në Champions.