“Nuk i kam qit unë policët, të betohem që s’di gjë”/ Gazetarja e njohur zbulon lidhjet e fuqishme të ‘kumbarit’ të Shkodrës me politikën dhe plas deklaratën e fortë

0

Mbrëmjen e kaluar në Dobraç të Ri në qytetin e Shkodrës u ekzekutua me dhjetëra plumba ‘i forti’ i Shkodrës, Bardhok Pllanaj. Autorët akoma nuk dihet se kush janë, por Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Gazetarja e njohur Anila Hoxha me anë të një postimi në rrjetin social ka bërë një analizë se kush është Bardhok Pllanaj.

“Me nofkën ‘Kumbari’, për qytetarët e Shkodrës nuk donte shumë hetim të thelluar të kuptohej se diçka përfaqësonte ky shtetas, përderisa një lokal në këtë qytet nuk u arrit të mbyllej as gjatë pandemisë.

Për ata që njohin krimin në Shkodër, vrasja e tij në Dobraç konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kriminale pas ekzekutimit të Edmir Koçisë, ndodhur në vitin 2012”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

Postimi i plotë nga Anila Hoxha

Për herë të fundit emri i Bardhok Pllanajt u lakua në fund të 2020, si një person i shpallur në kërkim për sulmin me armë ndaj banesës së policit A. P.

Por Pllanaj, qëndroi në kërkimin policor vetëm 12 orë. Ai u paraqit se bashku me tre të tjerët të kerkuar si ai, me alibinë në dorë. Nuk kishte qenë në Shkodër, në çastet kur në drejtim të shtëpisë të policit të Shqiponjave po zbrazej një karikator me fishekë. Kështu qe ai shpëtoi paq dhe çështja për sulmin për shkak të detyrës ndaj policit, edhe sot e kësaj dite mbeti pa zbardhur.

Në të vërtetë polici i Shqiponjave, u përplas me Pllanajt për një gjobë. Në 15 dhjetor kur ai guxoi të vendoste një gjobë, përpara fytyrës ju përplas portreti i një të paprekshmi. Pllanaj dikujt i thoshte me zë të lartë; çojeni ku të doni, hiqeni prej këtej nuk e dua këtë polic në Shkodër. Ai i tregoi madje mesazhin ku njëri nder shefat përgjërohej: Nuk i kam qit unë policët, të betohem që sdi gjë.

Ky version tregohej ato ditë në policinë lokale, por mbeten vetëm fjale. Nuk jam në gjendje të them zyrtarisht se çfarë ndodhi me policin, por me siguri duhet ta kenë zhvendosur në Akademinë e Sigurisë për të studiuar pak më tepër.

Përplasja për gjobën ndodhi diçka mes datave 15 -16 dhjetor 2020. Sulmi më armë në datën 23 dhjetor. Por policia dhe prokuroria u gjet e papërgatitur të zbardhte nëse ky incident që i bëri policët e thjeshtë të dridhen në Shkodër, kishte lidhje me atentatin në shtëpinë e të afërmve të policit. Policet u përpëlitën nëpër tryeza duke fjalosur për kohet kur për të ruajtur policin, zbritej në kryq, pasi siç thoshte njëri nder ta, ai kishte qenë polic që me kohën e Kolonel Arben Zylyftarit, atëherë kur polici ruhej nga krimineli, por jo nga telefonata që do ti behej prej së larti.

Teksa bandat ndesheshin në këtë qytet me njëra-tjetrën, Pllanaj vijonte bizneset e tij, duke ndërtuar haptazi në qytet një pallat shumë katësh. Prej 2013 , disa drejtorë policie u ndërrruan, dhe ndonëse këmbëngulnin se po zbatonin ligjin, asnjëri prej tyre, as drejtorë, zëvendësdrejtorë, shefa të krimit ekonomik nuk e panë se si po mbinte një kërpudhë 10 katëshe. Kjo sylidhje përkonte me kohën kur në polici cep me cep të Shqipërisë përfundonte për ndërtim pa leje në burg dhe ndonjëri që i kishte lëvizur tulla e çatisë.

Por Pllanaj shpëtoi lehtësisht dhe hetimi i 2018, për pastrim parash për objektin e sekuestruar u pushua. Se çfarë e bënte Pllanajn të fuqishëm, nuk u qartesua as kur nga hetimi për grupin e trafikanteve të Vilunit, të drejtuar nga një prokuror aktual në SPAK, agjentet nuk mundën dot ta hapnin derën e makinës së deputetit me të cilin ai po udhëtonte.

Policet raportuan në atë kohë, se pasi ngritën një postbllok në Kamëz për ta kapur Pllanajn, deputeti nuk pranoi të hapte derën e makinës. Agjentët telefonuan prokurorin mbas 25 minutave përplasje me deputetin, por prokurori nga ana e tij thotë se ju kishte thënë në telefon: zbatoni ligjin.

Edhe në këtë rast, megjithë përgjimet 1-vjeçare për këtë trafik droge me skafe nga Velipoja, Pllanaj doli i palagur, pavarësisht se në atë kohe raportohej për emra potenciale me të cilët 46-vjeçari komunikonte.

Me nofkën ‘Kumbari’, për qytetarët e Shkodrës nuk donte shumë hetim të thelluar të kuptohej se diçka përfaqësonte ky shtetas, përderisa një lokal në këtë qytet nuk u arrit të mbyllej as gjatë pandemisë.

Për ata që njohin krimin në Shkodër, vrasja e tij në Dobraç konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kriminale pas ekzekutimit të Edmir Koçisë, ndodhur në vitin 2012.

Artikulli i mëparshëmArtan Hoxha jep mesazhin e koduar për ekzekutimin e djeshëm: “Të ishte për mikun kishte kryer punë, por e ka shpëtuar…”
Artikulli i radhësEkzekutimi i Bardhok Planaj në Shkodër/ Gazetarja e njohur investigative tregon lidhjen e tij me politikën