Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me të shkuar në kriminale të Bardhok Pllanajt, i cili u ekzekutua në një atentat në Shkodër.
Në emisionin “Opinion”, Qyno tha se Pllanaj në vitin 1999 dyshohet se ka ekzekutuar dy persona. Sipas tij, Pllanaj deri në momentin që është ekzekutuar ka qenë i dënuar nga drejtësi me “shërbim prove” për falsifikim dokumentesh.
“Bardhok Pllanaj të kaluarën më të egër e ka pasur në vitet ’99 dhe 2002. Në ’99 dyshohet se ka ekzekutuar Agron Tollozin dhe Shuk Tollozin, bashkë me një person tjetër mik i Pllanajt, Çim Cafi. Ka qenë person i dyshuar për këto vrasje. Është një person u dyshua shumë në ngjarjen e goditjes të efektivit policisë, është një ngjarje e ndodhur më 23 dhjetor dhe shumë shpejt erdhi ngjarja po me të njëjtën monedhe me breshëri kallashnikovi. Nuk dua të aludojë se njerëzit efektivit janë përfshirë në këtë ngjarje, por duhet të shërbej të verifikohet. Ditën që është ekzekutuar, ka qenë në shërbim prove, ka qenë dënuar për akuzën e ndërtimit paleje dhe për falsifikim të formularëve se pallatin e kishte legalizuar me dokumente të falsifikuar dhe ishte dënuat me 3 vite burg nga Gjykata e Shkodrës, ky dënim i është konvertuar në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.”-tha Qyno.