“Havjar, shampanjë dhe pa maska”/ Publikohet video nga darka luksoze e ministrave

0
Publikohet video dhe pamjet që u bënë virale në rrjet/

Pasi pamjet dhe videoja bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave botërore pas një dreke të përfaqësuesve të partive dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë, në një restorant luksoze, në shkelje të rregullave anticovid që janë vendosur. I menjëhershëm ka qenë reagimi ku edhe kanë nisur hetimet.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi hetimin, duke thënë se mbledhje të tilla, duke shkelur rregullat e bllokimit të Covid, do të ishin “krejtësisht të papranueshme”.

Një kanal televiziv privat në Francë, “M6” publikoi në faqen e saj në Tëitter një filmim të fshehtë ku ministrat shfaqen duke ngrënë havjar, duke pirë shampanjë dhe pa maska.

Një kamerier është dëgjuar duke i thënë reporterit i cili u paraqit si mysafir se njerëzit që vijnë nuk mbajnë maska dhe sapo të hyni këtu nuk ka më Covid. Mendohet se menuja fillonte nga 160 € deri në 500 €. Të ftuarit janë parë duke u përqafuar dhe duke injoruar distancimin social, shkruan BBC.

Videoja është bërë virale dhe njerëzit e kanë shpërndarë me hashtagun #OnVeutLesNoms, që do të thotë “ne duam emrat”. Nëse shpallen fajtorë, ministrat mund të përballen me një gjobë deri në 15,000 euro dhe 135 euro për shoqëruesit.

Franca tani është në bllokimin e saj të tretë, ndërsa kufizimet hynë në fuqi të Shtunën dhe do të vazhdojnë për katër javë, me synimin për të frenuar një rritje të rasteve me Covid-19.

Artikulli i mëparshëmPamje të rënda/ Të burgosurit marrin peng gardianin, e rrahin dhe e plagosin. Policia e vret (VIDEO)
Artikulli i radhës‘Takimet virtuale’ të zyrtarit të lartë amerikan me krerët e shtetit/ Këto janë tre porositë e prera për Tiranën