Luljeta Bozo flet pa dorashka/ Ja kush më “joshi” për të hyrë në listën Socialiste

0
Luljeta Bozo flet pa dorashka, zbulon kush e “joshi” të

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, tha se bisedat që ka zhvilluar me njerëzit pas tërmetit të 2019-s e kanë nxitur të kandidojë për deputete.

“Fushata ka nisur, ftesa më erdhi në mënyrë të papritur, por duke pasur parasysh që pas tërmetit kisha kontakt me njerëzit, siç më thanë i qetësove njerëzit. Në fund të bisedave më thonin “njerëz si ty duam të kemi në vende drejtuese”. Ishte edhe një dëshirë e njerëzve, që e shprehën këtë dëshirë dhe ftesa më erdhi nga Rama, në fillim me hezitim, por më pas e pranove si një detyrë qytetare”, tha ajo.

Ajo theksoi se fushata elektorale është e qetë, ndërsa kërkoi nga qytetarët të tregojnë maturi pasi grumbullimet masive mund të sjellin pasoja për shëndetin e tyre.

Ajo u shpreh se nëse do zgjidhet deputete më 25 prill do të japë kontribut në sektorin e ndërtimit, për pensionistët dhe për të rinjtë, të cilëve u kërkoi të mos largohen nga Shqipëria.

“I dëgjoj me vëmendje. Në këtë moment s’mund t’u jap zgjidhje, nëse mua më votojnë unë do vë të gjitha forcat në shërbim të njerëzve. Të them të drejtën takime elektorale nuk kam bërë, por unë takime bëj përditë me njerëzit, sepse unë bëj dy shëtitje, në mëngjes dhe pasdite dhe në këto shëtitje takoj pafundësisht njerëz, që më urojnë suksese”, tha Bozo.

Artikulli i mëparshëmE rëndë! 18-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali (EMRI+FOTO)
Artikulli i radhësProtesta e heshtur që mund të dënojë Ramën