“Një makinë me xhama të zinj na u sul me shpejtësi e na trembi”, Artan Hoxha tregon mesazhin e koduar: Është vend i lagësht, rrëshket kollaj!

0
“Një makinë me xhama të zinj na u sul me shpejtësi e

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale reagoi për ekzekutimin e ‘Kumbarit’ të Shkodrës Bardhok Pllanaj. Sipas Hoxhës, Pllanaj u arrestua me 29 tetor 2019, në qytetin e Lushnjes dhe duhej të ishte në shtëpi në momentin e ekzekutimit pasi ndaj tij ishte vendosur masa ‘arrest shtëpie’.

Pikërisht në këtë postim të Hoxhës ka ndërhyrë gazetari Flamur Vezaj, i cili jeton e punon në SHBA. Vezaj shkruan me ironi nëse kjo vrasje mund të jetë bërë me leje apo jo, pasi si e vështirë që një makinë me targa italiane me 3 persona të maskuar të mos vihet re nga të zotët e tokës.

Nisur nga ky koment Hoxha tregoi një provokim që i ka ndodhur në Bajram Curr, si dhe paralajmëroi se do të ketë vrasje të tjera pasi siç shkruan ai: Shkodra është vend i lagësht rrëshket kollaj.

“Dikur në kohen e “luftes se Tropojes” isha duke ecur në Bajram Curr me nje plak qe quhej Rustem Gjoça. Pa pritmas, na sulet nje makine me shpejtesi. Ishte me xhama te zinj dhe nuk e pame kush ishte në timon. Në fakt na trembi dhe Rustemin e kam mbajt per krahu se gati u rrezu për toke. Makina mori kthesen të Gjimnazi qytetit dhe kur u kthy kishte ul xhamin dhe po bente shaka me ne. A u trembet na tha dhe qeshi. Rustemi ende i tronditur e njohu dhe i tha, “mos u ngut bac, ti je i pari”…

Edhe ti mos u ngut, se nuk duket nga Sateliti cfare kafe po pijne në Kafe te Madhe…”, shkruan Hoxha.

“Një makinë me xhama të zinj na u sul me shpejtësi e
Artikulli i mëparshëmDështon Balluku/ Nuk bind dot asnjë nga 65 kontrollorët, pezullohet mbledhja
Artikulli i radhësIncidenti diplomati në takimin me Turqi – BE/ Ja gjesti poshtërues që bëri Erdogan ndaj Ursula von der Leyen (VIDEO)