Ka bërë botoks në fytyrë? Eni Çobani i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj…

0
Ka bërë botoks në fytyrë? Eni Çobani i lë

Juristja Eni Çobani ishte e ftuar pasditen e djeshme tek emisioni “Rudina”, ku zbuloi shumë detaje nga jeta e saj private dhe jo vetëm. Një ndër pyetjet ishte nëse Çobani ka bërë botoks. Juristja u shpreh se këtë fjalë nuk e ka përqafuar ende falë genetikës së saj.

Qytetarja: Për ju duket se koha ka ndaluar, por a keni bërë ndonjëherë botoks për mirëmbajtjen e fytyrës suaj?

Eni Çobani: Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë herë pas here që ta kemi këtë jetëgjatësi e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj.

Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndjerë të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit

Artikulli i mëparshëmSpartak Ngjela zbulon prapaskenat e Rinasit dhe jep paralajmërimin ‘bombë’: Ja kush fshihet pas…
Artikulli i radhësVaksinat/ Moderatori tmerrohet me deklaratat për planin “djallëzor” që zbulon Alfred Cako: “Mund t’i kthejë njerëzit në…”