Zbardhen pjesë nga dëshmia e kontrollores së arrestuar, Flora Ndreca.
Ajo ka treguar pjesë nga puna e saj.
‘Jam kontrollore e trafikut ajror që prej vitit 2002. Në datën 6 Prill kam marrë si zakonisht detyrën, për të punuar duhet të jem fizikisht dhe mendërisht në rregull.
Në datën 6 pasi nuk isha mirë, tërhoqa formularin por nuk e kam dorëzuar.
Në deklaratë kam kërkuar 3-4 ditë rikuperim, më pas formularin e kam dorëzuar të supervizori im’, mësohet se ka thënë Ndreca.
Kontrollorja Flora Ndreca u shoqërua menjëherë pas intervistës së saj në emisionin Opinion, ndërsa i ishte prerë dhe fleta e arrestit, së bashku me dy kontrollorë të tjerë.
Ndreca ka dhe një fëmijë të mitur, ç’ka mund ta lehtësojë situatën e saj, dhe të kërkojë një masë më të lehtë sigurie, ndërsa vendimi pritet që të jepet nesër.