Bayern Munchen vazhdon të marrë lajme të këqija.
Si të mos mjaftonin humbja e mbrëmshme ndaj PSG dhe mungesat e Lewandowski apo Gnabry, ditën e sotme janë konfirmuar edhe dy lojtarë të tjerë që do të mungojnë në ndeshjen e kthimit.
Sipas mediave gjermane, Niclas Sule dhe Leon Goretzka e kanë të pamundur të rikthehen në kohë për të luajtur në ndeshjen e kthimit. Të dy lojtarët vuajnë nga një tërheqje muskulore dhe do t’i duhen të paktën 2 apo 3 javë për t’u rikthyer.
Sule dhe Goretzka u larguan që në pjesën e parë nga loja në sfidën ndaj PSG-së.