Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar auditim nga KLSH për Albcontrol, pasi është i bindur që do të nxjerrë në dritë shpërdorime tronditëse.
Ai përmendi periudhën kur ministrja Balluku ka qenë drejtoreshë.
“Albcontrol nga viti 2014 deri pas zgjedhjeve është drejtuar nga ndrikull grykësi Balluku që ka marrë aty një rrogë mujore prej 6 mijë euro. Siç po del tani rëndom në media ka organizuar orgjira me balerina braziliane, me grupe të tjera në sallat dhe hotelet më luksoze dhe të kushtueshme të Shqipërisë. Natyrisht kontrolli do të nxjerrë të gjithë abuzivitetin e saj por këto që përmenda unë janë para xhepi krahasuar me vjedhjet dhe shpërdorimet që është akuzuar ajo me tenderat dhe prokurimet në këtë sipërmarrje”, u shpreh Berisha për Ora News.