Ja çfarë shkruhej sipër pakove me kokainë, të sekuestruara në Portin e Durrësit/ Nuk do ta besoni fytyrën e kujt kishin të stampuar…

0
Kokaina e madhe e sekuestruar në Portin e Durrësit kishte fytyrën

Droga që erdhi sot nga Ekuadori në portin e Durrësit kishte të stampuar mbi të foton e Pablo Ecobar, narkotrafikantit të njohur kolumbian për lidhjet e tij të forta me kartelet e drogës. Mbi foton e Escobar shkruhet “El viejon” (Plaku) dhe “El mejor” (Më e mira).

Kokaina e madhe e sekuestruar në Portin e Durrësit kishte fytyrën

Në këtë mënyrë, trafikantët që donin ta shisnin, donin të tregonin se kishin sjellë në treg një kokainë të cilësisë së lartë, për të cilën shquhej edhe Escobar në kohën që trafikonte tonelata me drogë në Kolumbi dhe jo vetëm.

SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten të ekzekutohen nga momenti në moment. Sasia e drogës së peshuar deri më tani është 200 kg, e ndërsa ajo po vijon të peshohet. Nuk dihen ende se cili është dërguesi dhe porositësi i kësaj sasie.

Artikulli i mëparshëmGjykata merr vendimin për kontrollorët: Dy prej tyre mbeten në qeli, një në “arrest shtëpie”
Artikulli i radhësKokainë në Durrës/ Vjen reagimi i parë nga administratori i kompanisë: Më arrestuan ortakun, s’e dimë ç’po ndodh…