Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Mamurras nga një shkëmbim armësh ku mbetën pas tre të plagosur, dy efektivë të Policisë dhe një qytetar.
Në vendin e ngjarjes janë nisur me urgjencë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bashkë me të është edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Po ashtu në mbështetje të kolegëve janë nisur edhe struktura të posaçme të Policisë si FNSH dhe RENEA që do të bëjnë krehjen e zonës për të gjetur autorët. Sakaq edhe grupi hetimor është ngritur.
Dy efektivët e plagosur janë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, të cilët kanë marrë nga një plumb në këmbë.
Dyshohet që Vorfi është palë me personat që lanë të plagosur dy efektivët e policisë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, të cilët janë pjesë e grupit të policëve në komisariatin e Kurbinit.