Kandidatja për deputete në listën e Tiranës nga koalicioni opozitar, Mesilda Doda iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për FaxNews, Doda denoncoi se partia e Tom Doshit po ble masivisht votat.
“E kanë mbajtur për 8 vite me radhë shqiptarët këtë pandemi vjedhjesh, janë parti më të vogla pranë PS-së dhe shkojnë me premtime për blerje votash. SPAK duhet të zgjohet, pasi nesër do të duhet të mbajë përgjegjësi për mosveprimet”, u shpreh Doda.
A ka prova që Tom Doshi po ndërhyn në zgjedhje?
Doda: Ne në terren e kemi këtë lloj informacioni, provat duhet ti gjejnë organet e drejtësisë, ndaj do të duhet që të gjithë të bëjnë punën e tyre. Derisa na kanë ardhur ne fakte që jepen shifra marramendëse për blerjen e votave, atëherë drejtësia duhet ti gjejë.
Database me të dhënat e qytetarëve në dorë të PS?
Doda: Ky është një krim elektoral i pastër, pasi me ID e kartës identitet shumë të dhëna tona personale janë të ekspozuara. Të gjithë duhet të dalin përpara ligjit, i gjithë sistemi është në duart e njeriu të vetëm.