Në kuadër të takimeve me qytetarët para zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë në Bathore, për të folur me banorë të zonës. Basha ka vizituar dhe ka parë nga afër gjendjen e dy familjeve në Bathore të Kamzës. Një prej familjeve thotë se ka qenë mbështetës i socialistëve për 30 vjet dhe pas një kohe të gjatë zhgënjimi ai do të votojë për ndryshim. Sipas kryedemokratit, Ramadan Allaraj, i cili ka dy invalidë në shtëpi, e ka të pamundur ta përballojë jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy të sëmurëve, ai ka thënë para Bashës se është detyruar të jetojë tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vetë është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti.
“10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë. Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje”, ka thënë banori.