Suedia ka pezulluar përdorimin e Johnson & Johnson në pritje të një hetimi nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Në një njoftim mediatik të mërkurën, Agjencia Europiane e Barnave tha se ” përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”. Agjencia, e cila është përgjegjëse për verifikimin e sigurisë së vaksinave për Bashkimin Europian, gjithashtu tha se ata ende po hetojnë rastet shumë të rralla të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me Johnson & Johnson.
EMA pritet të japë një vendim javën e ardhshme.